Është zbardhur nga televizioni neës 24 dëshmia e Guri Përgjegjit, burrit të akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij 15vjeçare. Burri ka deklaruar se vajza kërkonte të kishte liri dalje. Ndërkaq ka hedhur akuza edhe për gruan e tij, se ka lidhje me dikë. “Gruaja ime, njerka e vajzës ka lidhje me dikë. Vajza ime kërkonte liridalje, kishte shpenzime. Gjithcka ka ndodhur kurth i gruas sime dhe një tjetri”, mësohet të ketë deklaruar i akuzuari.
Policia e Dibrës e ka arrestuar 46 vjecarin 12 orë pasi kishte kryer aktin e rëndë. Efektivët e saj kanë bërë krehjen e territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në njësinë administrative Kastriot Dibër, për veprën penale të “kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












