LEZHË/Maskat grabisin çiftin e moshuar, plumba plakut

Shares

Foto ilustruese

Një grabitje tjetër me armë dhe maska ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Rrilë të Lezhës.

Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e një çfiti të moshuarish dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parash.

Grabitësit kanë plagosur me armë në të dyja këmbët kryefamiljarin Vasil Sela, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht bashkëshortja e tij ka shpëtuar pa lëndime.

Ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit kanë mundur të marrin nga banesa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...