Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe autoriteteve zyrtare të Shkupit e Maqedonisë, pas përmbytjeve të fundit nga shirat e rrëmbyeshëm.
Me këtë rast, Berisha ju ka adresuar edhe një apel qeverive të Kosovës e Shqipërisë, për tu solidarizuar dhe ndihmuar për zonën dhe familjet e përmbytura
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Përmbytje dhe viktima në Shkup, ndër to mbi 10 janë shqiptarë!

Me këtë rast shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjeve të viktimave dhe autoriteteve zyrtare të Shkupit dhe të Maqedonisë. Gjithashtu i bëj thirrje qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës të kontribuojnë në shenje solidariteti me ndihma materiale për zonën dhe familjet e përmbytura për kapërcimin sa më të shpejtë të pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore!

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













