PD do të financoje arsimin e lartë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve

Shares

“Nje hall familjar dhe kombetar qe i nxjerr bojen te gjitha llogjeve alla Rama.
Partia Demokratike do te financoje arsimin e larte per te gjithe femijet e shqiptareve dhe me lehtesira te posacme per kategorite ne shtrengese ekonomike. Projekt Ligji i ri i Arsimit te Larte eshte ne perfundim dhe do te jete nder te paret qe do te miratohen nga mazhoranca e re. ‪#‎Shqiperia‬ me mire pa Edi Ramen”.
Ky është reagimi i kreut të PD-së Lulzim Basha.
Ky reagim ka ardhur pas shqetësimit të një qytetari i cili kërkon edhe ndihmë për mundësinë e shkollimit të dy fëmijëve të tij në universitet.

Letra e qytetarit për kreun e PD-së Lulzim Basha

“Per dijeni zotit Lulzim Basha, kryetar i PD te Shqiperise,
Jam nje qytetar i shqetesuar qe ju shkruaj per nje problem i cili duhet te merret parasysh pasi eshte nje problem i mprehte i shume familjeve shqiptare.
Ne kete vit shkollor akademik, te dy femijet e mi behen studente dhe ne baze te notave te marra njeri nga ata e ka mesataren 9.92 kurse tjetri nje mesatare mbi 9 dhe shpresoj qe ne baze te kesaj mesatareje duhet tu dalin dege te mira ne fakultet. Por shqetesimi im qendron diku tjeter. Ne baze te ligjit per arsimin e larte te dy femijet e mi duhet te paguajne nje tarife shkollimi qe shkon afersisht nga 500 – 1 miljon leke te vjetra. Por une jam nje familje me ndihme ekonomike, e papune, e cila perkohesisht gjendet ne nje pozicion te veshtire ekonomik,dhe e kam pothuajse te pamundur qe femijet e mi te paguajne qofte edhe tarifen e shkollimit e cila i kalon mundesite e mia ekonomike.
Ju lutem a mund te planifikoni ose te sugjeroni ndonje ligj apo VKM i cili te na lehtesoje sadopak kete barre te pamundur ekonomike?
Gjithsejt nga ndihma ekonomike mujore, une si qytetar i ketij vendi, marr 45mije leke te vjetra, shume e cila po te mblidhet dhe per gjithe vitin nuk e superon, bile nuk e arrin as shumen e rregjistrimit te njerit prej femijeve.
Ju lutem vereni doren ne zemer. Edhe ne jemi qytetar te ketij vendi dhe shpresojme qe me politikat e qeverise suaj per punesimin, kjo gjendje e veshtire te marre fund sa me shpejt, por gjer atehere kerkojme dhe shpresojme ndihmen e qeverise suaj dhe tones njekohesisht.
Me respekt nje qytetar nga Shkodra, prind i dy femijeve qe presin te shkojne ne universitet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...