Devoll, zjarri shkrumbon dy shtëpi dhe zyrat e njësisë administrative

Shares

Foto Ilustruese

Një zjarr ka rënë në fshatin Miras të rrethit  Devoll. Nga ky zjarr, mësohet se ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.
Për pasojë janë djegur banesat e Y. K., 62 vjeç dhe F. K., 36 vjeç, dy hangarë me bazë ushqimore, si edhe çatia e ndërtesës se Njësisë Administrative Miras.
Nga ana e grupit  hetimor, po punohet për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve  të kësaj ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...