Në mënyrë të përsëritur, sekretarja ë Marrëdhënieve me Publikun në PD Grida Duma, ka denoncuar, jo vetëm aferën 80 mijë dollarëshe të fotos së Edi Ramës me Presidentin amerikan Barack Obama, por edhe origjinën e këtyre parave të paligjshme.
Sipas Dumës, ndërsa dy persona në SHBA janë në prag të dënimit, Edi Rama ende nuk po jep një shpjegim për këtë aferë.
Deklarata e plotë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma

Dy vetë në Amerikë presin burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj.
Shtetasi me origjinë greke Argeros që mundësoi transferimin e parave, dhe Bilali që siguroi biletën për Ramën në një aktivitet në tetorin e vitit 2012.
Të dy e kanë pranuar krimin dhe pritet të dënohen në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë gjobë, për futjen e parave të pista në fushatën presidenciale nga një burim i huaj.
E gjitha, për ti siguruar Edi Ramës një shtrëngim duarsh me Obamën dhe një foto, e cila u përdor nga shefi i rilindjes në fushatën elektorale të vitit 2013 për të ardhur në pushtet .
Për këtë aferë, Edi Rama ka qenë në faqet kryesore dhe në kronikat e medias më të rëndësishme të botës.
Nga Uashingtoni në Bruksel e dinë se ai pagoi 80 mijë dollarë për një foto.
Kur, edhe sa kohë Rama nuk do të kthejë përgjigje?
Çdo shqiptar kërkon të dijë se ku i mori paratë?
Kush është burimi i tyre?
A janë para të ligjshme, apo para krimi?
A janë para droge?
Para të trafikantëve me të cilët erdhi në pushtet, me të cilët ka mbuluar sot gjithë Shqipërinë me kanabis, duke mbytur ekonominë e ndershme, duke rritur kriminalitetin, duke asfiksuar çdo aktivitet të ligjshëm.
Ai mund të heshtë për këtë fakt, mund të fshehë burimin e 80 mijë dollarëve.
Po shqiptarët e kanë kuptuar, e dinë dhe janë gati ta tregojnë se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












