Koço Kokëdhima dhe Edi Rama, pse ndodhi ndarja dhe çfarë fshihet pas saj…?!

Shares

Për gazetën “Shekulli” Genc Burimi bën sot një analizë të gjatë të ndarjes midis Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, duke u munduar dhe duke zbuluar edhe disa nga arsyet e kësaj ndarje.
Sipas “Shekulli”, ndarja filloi që me armët kimike.
“Nxjerr natyrshëm kryet një hipotezë më e thjeshtë. Kokëdhima e konsideron si tepër serioze çështjen e interesave kombëtare saqë s’pyet askënd tjetër veç mendjes së tij kur percepton rrezikim të tyre”, shkruan “Shekulli”.
Pastaj vjen aksioni antikanabis në Lazarat.
Sipas “Shekulli”-t, “
Ishte gabim fatal, krim kombëtar, sipas tij, t’i bihej me shqelm asaj që mund t’i jepte sovranit popull me miliarda euro dhe me mijëra vende pune nga eksporti shtetëror i një bime që blihet shumë nga vende të pasura, të cilat e fusin në ciklin e prodhimeve farmaceutike”.
Duke respektuar një rrjedhë kronologjike, Genc Burimi ndalet e plehrat dhe koncesioni i Rinasit.
“Si për plehrat, edhe për koncesionin e Rinasit, koha i dha të drejtë Kokëdhimës”, zbulon ai një shkak tjetër të ndarjes Rama – Kokëdhima
Por ndarja midis dy miqve të vjetër ka pasur shkak edhe përplasjet për reformimin e partisë.
“Drejtuesit e lartë të PS-së nuk i debatuan asnjëherë haptazi idetë e platformës së Kokëdhimës, që konsistojnë në reformimin e strukturës politike të PS-së dhe në demokratizimin e saj. Minimalja do të kishte qenë që në parti të diskutohej gjerësisht kjo ‘përplasje’.
Në mungesë debati dhe interesi nga lart, Kokëdhima e zbatoi modelin e tij reformues në Vlorë, domethënë në bazë. Gjë që krijoi në mënyrë të paevitueshme përplasje.
Në fakt, platforma e Kokëdhimës s’kishte asgjë “revolucionare”. Thjesht ai thoshte se nuk mund t’i rifitojmë më zgjedhjet duke vazhduar me korrupsion dhe shitje të posteve të punës, me sekserë kullotash, legalizimesh e shërbimesh të tjera, që janë detyrë e organeve publike dhe jo treg për ndërmjetës të paskrupullt”,
shkruan “Shekulli.
Për Genc Burimin, ka edhe një shkak të fundit që përfundimisht e bëri të pandalshme ndarjen Edi Rama – Koço Kokëdhima.
“Debati i fundit, përplasja kryesore dhe më serioze nga gjithë të tjerat mes Ramës dhe Kokëdhimës, është për mua ai mbi Kushtetutën. Nuk është e pamundur që për shkak të këtij debati është larguar edhe më shumë Kokëdhima nga Rama, ose anasjelltas. Sipas Kokëdhimës, u cenua Kushtetuta në favor të të huajve nën petkun e reformës së drejtësisë”, shkruan “Shekulli”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...