Një vajzë, e cila u braktis në një kabinë telefonike kur ishte vetëm një foshnje, ka mundur që të takohet me personin që e shpëtoi, pas thuajse 22 vitesh.
Kiran Sheikh nga Londra jugore ishte vetëm 2 muajshe kur nëna e saj e la atë në një kabinë telefoni në Prill të 1994, pasi kjo e fundit ishte në një lidhje të dhunshme. Gruaja lajmëroi në telefon policinë, që dikush duhet të vinte shpejt të merrte një foshnje.

Burri në atë kohë tentoi që ta adoptonte, por nuk iu lejua sepse ishte beqar. Ai i dërgoi asaj kartolina për ditëlindje deri në vitin e saj të 5-të dhe më pas kjo gjë iu ndalua nga shërbimet sociale.

Pas publikimit të fotos dhe lajmit në gazetë Metro ku vajza e kërkonte, një koleg ia tregoi atë mikut të tij dhe kështu u bë i mundur ritakimi i tyre pas 22 vitesh. /tvklan.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












