Me ftesë të Partisë Demokratike amerikane, dhe Institutit Kombëtar Demokratik kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton pritet të marrë emërimin si kandidatja demokrate për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e para grua në historinë e SHBA-ve.
Lideri i opozitës Basha u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta ku ai është ftuar si mik nderi.
Me herët zoti Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan NDI.


Lulzim Basha u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kontributi i së cilës është i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës si dhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, me ish-presidenten Atifete Jahjaga me eurodeputeten Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












