Partia Popullore Evropiane mbështet konsensusin e arritur mes aktorëve kryesorë politikë në Shqipëri për miratimin e reformës në drejtësi. Sipas PPE, Lulzim basha Basha ka treguar lidership për partinë dhe për vendin e tij
Këtë qëndrim e ka shprehur në një deklaratë për mediat, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul
Deklarata e plotë e Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul

Një sistem i pavarur dhe transparent i drejtësisë mbetet një nga elementet kryesore të nevojshme për një vend demokratik që të ketë sukses dhe të rritet më tej. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem drejtësie, ku asnjë qytetar nuk është mbi ligjin dhe ku korrupsioni të mos lulëzojë. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe për të mbështetur partnerët tanë shqiptarë në krijimin e një sistemi të tillë drejtësie.
Vota e nesërme për paketën e reformave në sistemin e drejtësisë do të jetë një hap për integrimin e Shqipërisë në BE dhe bazat për një të ardhme më të mirë për popullin e saj. Partitë politike shqiptare dhe deputetët, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike, duhet të demonstrojnë përkushtimin e tyre për kauzën evropiane dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve të tyre duke kaluar këtë legjislacion të reformës në drejtësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











