Qeveria po përgadit një projektligj përmes të cilit do të ndryshojë dënimi për armëmbajtje pa leje. Sipas këtij projekti pritet të përgjysmohet dënimi për armë mbajtje pa leje nga 15 vite burg në 7 vite.
Propozimi ka ardhur pasi u shpallën si antikushtetuese dënimët e ashpra për armëmbajtje parashikuar nga ndryshimet e fundit të kodit penal.
“Prodhimi, shit-blerja, ofrimi për shitje, tregtimi apo transporti i municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse i armëve shpërthyese pa lejen e organeve shtetërore propozohet të ketë një dënim nga 5 deri në 10 vite maksimumi, ndërsa me ndryshimet e shfuqizuara nga kushtetuesja ishte 5 deri në 15 vite.
Ulje dënimi ka pësuar dhe armëmbajtja pa leje në banesë për të cilën propozohet një dënim me 1 deri në 3 vite burg, nga 1 deri në 5 vite që ishte më parë.
Mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese përfshi mina, bomba, tritol dënimi propozohet të jetë nga 1 në maksimumi 4 vite duke përgjysmuar kështu dënimin që ishte më parë nga 5 vite në 8 vite maksimumi.
Ligjvënësi propozon ulje dënimi dhe për armët e ftohta dhe tregtimin e tyre duke e çuar dënimin në 1 deri në pesë vite burg nga 3 deri në 8 që ishte aktualisht për “armët e ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në projekligj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













