Policia ka rritur të zbardhë një pjesë të ngjarjes së rëndë sot në Fushë Krujë ku dy vëllezer u plagosën me pistoletë. Sipas policisë ata janë sulmuar për tu grabitur nga dy persona. Që të dy vëllezërit janë tregtarë misri dhe ishin në treg me makinën e tyre. Ata kishin nisur të shkarkonin ngarkesën e tyre kur u sulmuan nga dy perona të me maska dhe të armatosur.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në tregun e Tapizës, Fushë -Krujë janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:
• K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftimin Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












