Ka folur sot më në fund edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për grabitjen në pistën aeroportit të Rinasit.
Ministri foli, por nuk tha asgjë më shumë se sa kanë thënë me zë dhe pa zë, me figurë e pa figurë, vartësit e tij, në ditët e mëparshme.
“fajin nuk e ka policia”, ishte thelbi i përsëritjes së deklaratave të Ervin Hodaj apo Stefan Çipës, këtë herë të artikuluar nga Saimir Tahiri.
“Hetimi do të zbardhë përgjegjësitë e të gjitha organeve. Ju ftoj ju si media të jeni më të vëmendshëm për institucionet që kanë përgjegjësinë e sigurisë në aeroportin publik
Kur dëgjoni për masat kundër terrorit, duhet të dini se bëhet fjalë për masat e policisë vetëm në terminalin e udhëtarëve.
Teste të njëpasnjëshme kanë dëshmuar se ata që e kanë përgjegjësinë për sigurinë në aeroport, kanë dështuar.
Në mendimin tim personal duhet rishikuar kontrata me koncesionarin. Ka shuam për të bërë për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve. Kam besim se autorët do arrestohen dhe do të përgjigjen një për një përpara ligjit. Na duhet të vlerësojmë sistemin, mekanizmat e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Polica ka bërë shumë dhe shumë për të bërë. Nuk duhet ti drejtohet gishti për çdo gjë policisë. Për akuzat e LSI e rëndësishme të shohim sigurinë në aeroportin e Rinasit”, u shpreh midis të tjerave ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/










