Grabitja në Rinas, pas akuzave të TIA-s mësohet se polica ka folur pa parë kamerat

Shares

Policia deri tani, mësohet se paska folur pa parë kamerat apo dokumentacionin, për grabitjen në Rinas.
Një gjë e tillë mësohet pas deklaratës së sotme të Tirana International Airport (TIA), se policia u njoftua menjëherë për grabitjen e Rinasit ka vënë në vështirësi Ministrinë e Brendshme, e cila deri tani fajësoi kompaninë private për vjedhjen.
Kundërpërgjigja erdhi nga Zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa i cili zbuloi se nuk janë parë filmimet e dhe se kamerat e sigurisë do të vërtetojnë qëndrimin e policisë.
“Nuk do të merremi me deklaratat e asnjërës palë, ngjarja është e faktuar nga kamerat e sigurisë, do hapim kamerat e do shohim pamjet”, ka thënë Çipa.
Sipas tij, nuk është e vërtetë që Policia ka vepruar me vonesë, fakt që është përmendur sot në deklaratën e TIA-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...