DOSJA/ Fotoja me Obamën, PD depoziton kallzimin për Ramën
Shares
Partia Demokratike depozitoi sot kallëzimin penal ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me akuzat e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.
“Rama është i detyruar të përgjigjet përpara autoriteteve të drejtësisë dhe të jap shpjegime se ku i gjeti të ardhurat që pagoi”, është shprehur Edurd Halimi.
Kallëzimi i demokratëve ndaj Ramës vjen pas nisjes së hetimeve të FBI-së për foton me presidentin Barack Obama në vitin 2012, kur Rama ishte kryetari i opozitës.
Sipas Halimit, Rama ka konsumuar 3 elemente të veprave penale, “fshehje të të ardhurave”, “pastrim parash” dhe “mashtrim”. “Për këtë foto janë paguar 80 mijë dollarë me origjinë jashtë SHBA-së, që për ligjin amerikan është një krim federal”, është shprehur Halimi.
Kallëzimi i Partisë Demokratike vjen pas hetimeve që po bën FBI në Amerikë në lidhje me krimin federal të futjes së 80 mijë dollarëve, nga një burim I jashtëm në fushatën e 2012 të Presidentit Obama.
Është vërtetuar se burimi i jashtëm është Edi Rama, i cili pagoi 80 mijë dollarë në vitin 2012, për të siguruar një takim dhe një foto me Presidentin Obama.
Prononcim i plotë për mediat i nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Eduard Halimi
“Depozituam kallëzim penal ndaj kryeministrit për faktet e bëra të njohura botërisht për rastin e vitit 2012, ku tregohet qartë se Edi Rama ka konsumuar të paktën elementët e tri veprave penale, atë të mashtrimit, fshehjes dhe pastrimit të parave, duke ushtruar një ndikim të paligjshëm dhe duke përfituar ai drejtpërdrejt, nëpërmjet këtij ndikimi të paligjshëm. Faktet dhe grup faktet e bëra publike, të mbledhura nga organet ligj-zbatuese amerikane, tregojnë qartë se 80 mijë dollarë janë paguar nga Shqipëria, nga burime tërësisht të dyshimta, të padeklaruara nga kryeministri me një qëllim të vetëm, pikërisht përdorimin e një takimi dhe bërjen e një fotoje me presidentin e SHBA Barack Obama, në 2012, në kohën kur zoti Rama ishte kryetar i opozitës në Shqipëri. Faktet dhe grup-faktet plotësojnë të gjithë elementët e figurave penale të parashikuara nga legjislacioni shqiptar. Legjislacioni shqiptar bën të qartë dhe i ka të qarta të gjitha përcaktimet që kanë të bëjnë me dënueshmërinë e veprimeve të tilla, siç është fshehja e të ardhurave, fshehja e burimeve dhe mashtrimi duke përdorur këto para, dhe po kështu, kemi dhe një precedent ndërkombëtar, siç është ai i Viktor Pontes në Rumani vite më parë, për vepra shumë herë më të lehta se këto, përt të cilat opozita akuzon kryeministrin shqiptar, për shuma shumë herë edhe më të vogla se për këto që bëhet fjalë në vitin 2012, ai është përballur me drejtësinë dhe po vuan dënimin. Tani është momenti që Prokuroria të thërrasë dhe të marrë në përgjegjësi penale, ashtu si ka vepruar prokuria në Rumani apo në vende të tjera, të thërasë në përgjësi penale kryeministrin shqiptar, i cili është i detyruar t’i japë përgjigje pyetjeve që ngrihen dhe nga opozita, nga publiku por dhe nga mediat ndërkombëtare mbi financimin e dyshimtë dhe përdorimin e parave të pista, për aq kohë sa janë nga burim i dyshimtë, janë para të pista në një fushatë elektorale, për të ushtruar një ndikim të paligjshëm”, u shpreh Halimi.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...