DETAJE/ Grabitja në Rinas, zbulohen prova të reja, ja nga mund të jenë autorët

Shares

Disa prova të reja, mësohet se janë zbuluar nga policia në vendin ku është gjetur makina tip “Benz” e djegur e grabitësve që tre ditë më parë vodhën paratë në pistën e aeroportit të Rinasit.
Sipas burime nga Policia, mësohet se janë gjetur paruke dhe disa sende personale, brenda mjetit të braktisur që rezulton se është i vjedhur në Pogradec. Provat e reja janë dërguar për ekzaminime laboratorike.
Mjeti u gjet në Priskë dhe u ekzaminua nga grupi hetimor.
Të njëjta burimet thonë se ka dyshime të forta se grabitësit janë nga Tirana, dhe se arratisjen e kanë bërë në një mënyrë të tillë për të bërë konfuze Policinë, duke u larguar në drejtim të Priskës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...