Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve më të fundit, për një aferë korruptive, sipas të cilës ka blerë 80 mijë dollarë një foto me presidentin amerikan Barack Obama.
Në reagimin e pretenduar të tij, Rama nuk jep asnjë shpjegim për rrethanat e fotos 80 mijë dollarëshe dhe për lidhjet e tij me Bilal Shehun.
Çuditërisht, pjesën më të madhe të këtij reagimi, Rama e përdor pastaj për të apeluar votimin e reformës në drejtësi…
Reagimi i plotë i Edi Ramës

Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per ceshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne Neë York dhe eshte takuar me delegacionin qe tone ne SHBA ne vitin 2012. Por ne menyre kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames per te realizuar fotografine e takimit me Presidentin Obama.
Nderkohe qe duke perfituar edhe nga ky rast, kryeministri i ben thirrje edhe njehere Lulezim Bashes te fokusohet tek reforma ne drejtesi dhe respektin e tij per drejtesine ne Shtetet e Bashkuara, ta tregoje duke mbeshtetur projektin kushtetues te Reformes ne Drejtesi qe eshte hartuar me kontributin e cmuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Edi Rama nuk ka frike nga drejtesia, nuk ka frike nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te drejtesise, nuk ka frike nga pavaresia e anetareve qe do te bejne vetingun e gjykatesve e prokuroreve, po Lulezim Basha me Sali Berishen pse i tremben faktit qe ata qe do te gjykojne prokuroret dhe gjykatesit, do te perzgjidhen nga SHBA e BE?!
Eshte koha e te vertetes per krimet, akuzat, genjeshtrat dhe te verteten mund ta thote vetem nje drejtesi e çliruar nga kthetrat e vendeve te rezervuara te partive ne sistem. Edi Rama dhe shumica jane gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulezimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk jane gati?!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












