Tentativa për të kaluar reformën në drejtësi pa dakordësine e opozitës, nuk duket e mundshme dhe e lehtë për mazhorancën. Një deputet i saj, Eduart Ndocaj, i njohur si “Kauboji” ka paralajmëruar mosbotimin e reformës në drejtësi, duke dhënë si shkak, mungesën e gjithëpërfshirës dhe të konsensusit.

Pasojat e kësaj reforme si në efektet pozitive apo edhe në ndonjë efekt anësor do të jetë të paktën edhe për 50 vitet e ardhshme pas aprovimit. Kjo reforme do të shoqërohet me ndryshimet Kushtetuese. Unë, nuk votoj asnjë reformë që nuk është gjithëpërfshirëse dhe konsensuale nga të gjithë!
Këtë sqarim e pashë të arsyeshme ta bëj për qytetarët!”, paralajmëron “kauboji” nëpërmjet një statusi në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












