Banorët e Himarës kanë denoncuar rrëmbimin e pronave të tyre, por edhe të emrit të mir ëtë zonës. Denoncimin e kanë bërë në takimin zhvilluar sot, takimi i dytë mes drejtuesve të bashkisë së Himarës të shoqëruar nga hartues e drejtues të planit të përgjithshëm vendor, si dhe banorëve.
Takimi ka nisur me fjalën e drejtuesve të projektit ku është folur mbi shëtitoren e re dhe vazhdimësinë e planit të Himarës ndërkohë që është ndërprerë disa here nga ana e banorëve.


Ai ka akuzuar kreun e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro se nuk arriti dot të zgjidhte çështjen e pronave në këto 5 vite. Neranxi shtoi se historia e Himarës po shfrytëzohet por kjo gjë nuk do të lejohet të vazhdojë më pasi pronat do të mbrohen me gjak.

I shoqëruar dhe nga banorët, Neranxi është drejtuar për në zonën e Livadhit ku ka denoncuar koncesionin e një pjese të plazhit e cila sipas tij i është dhënë në mënyrë të padrejtë nga bashkia disa njerëzve të ardhur nga Tirana duke iu rrëmbyer banorëve të Himarës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












