Greqi, goditet grupi i trafikut të kokainës, arrestohen 14 persona, 11 janë shqiptarë

Shares

Policia Helene ka goditur një grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 14 persona, mes tyre edhe 11 shtetas shqiptarë.
Droga e llojit kokainë, heroinë dhe hashash i përpunuar kishte për qëllim tregun vendas.
Mediat greke shkruajnë se operacioni i policisë greke filloi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Atikës, ku u zbulua edhe një laborator  i përpunimit të drogës.
Ende nuk bëhen të ditur emrat e personave të arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale policia sekestroi 7 kilogramë heroinë, 850 gram kanabis i përpunuar, 37.6 gram kokainë dhe 5 kilogramë e 506 gram pluhur farmaceutik i përshtatshëm për tjetërsimin e drogës.
Po ashtu janë sekuestruar edhe pajisje laboratorike për përpunimin e drogës, një pistoletë, një sasi parash prej 13 635 euro si dhe 2500 lekë shqiptare, dy makina, telefon celularë, peshore etj.
drogeeee

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...