Pas Hysajt dhe Mavrajt ditën e djeshme, sot në konferencë për shtyp dolën mesfushorët Amir Abarshi dhe Ermir Lenjani.
Në prag të ndeshjes me Francës ditën e mërkurë në Marsejë, të dy lojtarët e përfaqësues kombëtare thanë se e kishin analizuar ndeshjen ndaj Francës dhe se ekipi po përgatitej mirë për sfidën që e pret.
“Kundër Francës do të luajnë ashtu si në dy ndeshjet që zhvilluam në grup kundër tyre. Do të japim maksimumin. E kemi analizuar shumë mirë Francën, ndërsa do të tentojmë të minimizojmë ato gabime që kemi bërë në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës”, u shpreh Abrashi.
Shqipëria dhe Franca zhvilluan dy ndeshje miqësore gjatë elimininatoreve të Euro 2016, ku njëra u fitua nga kuqezinjtë në Elbasan Arena falë super golit të Kaçes, ndërsa tjetra u nda në barazim.
Ndërsa Ermir Lenjani paralajmëroi se kjo Francë nuk do të jetë ajo e dy ndeshjeve të para dhe prandaj shtoi se ekipi duhet të japë maksimumin ditën e mërkurë.
“Do të japim maksimumin në dy ndeshjet e fundit, sidomos në sfidën ndaj Francës. Është një Francë krejt tjetër nga ajo që kemi luajtur dy ndeshjet. Kemi edhe dy ditë për t’u përgatitur. Sigurisht që do të jetë në sfidë e vështirë. Me ta kemi luajtur në dy ndeshje miqësore dhe i kemi analizuar si duhet. Jam optimist për një rezultat pozitiv”, tha Lenjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











