Shqipëria vs Zvicër: Pikat e forta të dy skuadrave sipas medieve të huaja

Shares

Shqipëria arriti finalet e Europianit 2016 për herë të parë pasi u rreshtuan të dytët në grupin e tyre pas Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Nëse mendoni se ata mund të eliminohen të parët, mendoni edhe njëherë këtë gjë, shkruan gazeta britanike Telegraph. Shqiptarët kanë një mbrojtje shumë të fortë. Për më tepër, ata e kanë rrahur France 1-0 pothuajse një vit më parë. Sulmojnë papritur dhe drejt e në portë. Francezëve duhet t’u kujothte Lorik Cana që zotëronte mbrojtjen.

Zvicerianët jane kualifikuar për finalet e Europianit pasi u rreshtuan të dytët në grupin E të eleminatorëve ngjitur me Anglinë.

Të gjithë sytë janë drejtuar tek lojtari i ri që u kontraktua nga Arsenal, Granit Xhaka, i cili do të kontrollojë mesfushën e zvicerianëve.

Ndërkaq Xherdan Shaqiri do të jetë një nga kërcënimet kryesore të sulmit zviceran.

Valon Behrami (Ëatford) dhe Xherdan Shaqiri (Stoke City) luajën po ashtu në mesfushë ndërsa ish-mbrojtësi i Arsenalit Johan Djourou do të jetë shtyllë kryesore për ta në qendër të mbrojtjes. 19-vjeçari Breel Embolo do të jetë në mesin e atyre që do nisen për sulm, dhe patjetër do të përbëj një kërcënim me ritmin dhe fuqinë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...