Prokuroria ka gjetur shkelje të tjera që lidhen me përgjuesin ilegal të ministrisë së Brendshme. Ndryshe nga sa përcaktojnë rregullat personat që janë marrë me pajisjen e përgjimit të ardhur nga Italia nuk kanë qenë të pajisur me certifikatë sigurie.
Sipas ligjit, certifikata jepet nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar në Kryeministri, por duket se kjo zyrë nuk ishte informuar fare për ardhjen e pajisjes në vendin tonë.
Referuar ligjeve në fuqi, Prokuroria thotë se “Policia e Shtetit duhej të ishte konsultuar paraprakisht për përdorimin e kësaj pajisjeje me Prokurorin e Përgjithshëm si autoriteti qendror dhe i vetëm i përgjimit dhe me Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në mënyrë që qëndrimi i kësaj pajisjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë të kishte përkufizim ligjor dhe transparent për qëllimet e përdorimit dhe mundësitë teknike të saj”, shkruan Panorama.
Sipas Prokurorisë, kreu i Policisë, Haki Çako, pretendon në formë konsekuente se aparatura nuk është përdorur në asnjë moment nga shtetas shqiptar, por nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në F.P.O. dhe nga pyetja e specialistëve të mbajtjes së librit, rezulton se të paktën në dy raste automjeti ka qenë në posedim të shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj i vetëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












