Kryeministri Rama, tifozi më i keq i ndeshjes së sotme. Ja pse!

Shares

Kryeministri Rama i cili është një prej tifozëve shqiptarë që do të ndjekë nga stadiumi i Lensit ndeshjen Shqipëri-Zvicër është rezervuar në deklarata që lidhen me fitoren.

Deri tani ai është regjistruar si tifozi më i keq i Kombëtares që do të jetë në shkallët e stadiumit të Lensit.

Në dy postime të nisura shumë afër njëri tjetrit në rrjete sociale ai ka futur togfjalëshin “cilido qoftë rezultati”.

I themi Kryeministrit të redaktojë postimet pasi në ndeshje nuk futesh me “të dalë si të dalë” por për të fituar.

Ja postimet e Ramës:

Postimi1:

“Edhe pak më shumë se 90 minuta nga nisja e ndeshjes së parë të Shqipërisë në finalet e një kompeticioni ndërkombëtar futbollistik… Le të urojmë që Kuqezinjtë të japin në fushë gjithçka kanë dhe sido të dalë rezultati në fund, të na dhurojnë një shfaqje të denjë për mirënjohje e respekt‪#‎ForcaShqiperia
🇦🇱‪#‎ALB


france rama postim

Postimi2:

“Vigjilje drithëruese e të parës herë në histori që Shqipëria luan finalet⚽️ Cilido rezultati kjo është fantastike👍‪#‎ForcaShqipëria❤️”
france rama postim 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...