Ka arritur në 2 numri i viktimave të mëngjesit ët sotëm në aksidentin që ndodhi në Durrës, ku mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Ndër të plagosurit, tre persona janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa një tjetër është në gjendje më serioze për jetën.

Ndërsa të plagosurit janë O. Sh., 30 vjeç, A. B., 25 vjeç, K. K.,19 vjeç, B. D., 29 vjeç.

Policia po heton shkaqet, mes të cilave nuk përjashtohet kushtet e motit, lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe e drejtimit të mjetit.
Njoftimi zyrtar i Policisë së Durrësit

Kanë ndërruar jetë dy persona
1. A. S., 37 vjeç, banues në Shkozet;
2. V. M., 25 vjeç, banues në Shkozet.
Të dëmtuarit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën
1. K. K., 19 vjeç, banues në Shkozet;
2. B. D., 29 vjeç, banues në Shkozet;
3. O. Sh., 30 vjeç, banues në Shkozet;
4. A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Policia po vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












