Tirana, policia arreston 29 persona në fundjavë

Shares

Të paktën 29 persona janë arrestuar këtë fundjavë në Tiranë ndërkohë që janë shoqëruar në polici për arsye të ndryshme afro 100 të tjerë.

Bazuar në planin e masave për kontrollin e situatës kriminale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë ka vijuar kontrolle të shumta.

Në zbatim të këtij plani masash Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka angazhuar shërbime te sektorit të Shqiponjave, Qarkullimit Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.

Gjatë fundjavës janë arrestuar ne total 28 shtetas .Persona në kërkim dhe të arrestuar në flagrancë për tendenca të ndryshme si më poshtë:

● 7 shtetas të shpallur në kërkim per tendenca te ndyshme kriminale.

● 2 shtetas për “Dhunë familje”

● 1 shtetas për ndërtim të paligjshëm

● 5 shtetas në fushën e narkotikëve

● 3 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”

● 1 shtetas për “vjedhje te energjisë elektike “

● 9 shtetas per “vjedhje dhe vjedhje me ane te mashtrimit”.

Gjithashtu janë plotësuar 4 kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Nga shërbimet e kontrollit të territorit janë:

•kontrolluar 12 lokale të ndryshme, ndër to dhe 3 lojra fati

•verifikuar 1131 persona dhe janë shoqëruar 98 persona

•verifikuar 1725 automjete

•plotësuar 2034 masa administrative për shkelje të ndryshme

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike të dyshuar Canabis Sattiva qe i janë gjetur nga kontrolli të arrestuarve në flagrancë.

Nga Policia Rrugore janë pezulluar 5 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 25 masa të tjera për shkelje semafori e për mungesë të kontrollit teknik .

Policia e Tiranës po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...