Më përfundimin e numërimit të votave në stafet pedagogjike për rektorë në universitetet publike është krijuar rrjeti i emrave që do tgë drejtojnë katedrat, dekanatet dhe rektoratet publike në Shqipëri.
Përvec fitores së Mynyr Konit në Universitetin më të madh, atë të Tiranës më poshtë vijon lista e fituesve në universitetet e tjerë në Tiranë dhe rrethe.
Në Universitetin e Mjekësisë u zgjodh Arben Gjata pas një gare të fortë qe mori drejtim me votta e studentëve.
Në Universitetin e Sporteve fitoi Agron Cuka me 53% të votave përballë Artan Shytaj.
Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës u zgjodh Andrea Maliqari. Ai u shpall fitues që me votat e pedagogëve. Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, fitoi Jorgaq Kaçani.
Dekan i Fakultetit Teknologji Informacioni u zgjodh Vladi Koliqi, te Inxhinieria Matematike u shpall fitues Ligoraq Nikolla, bashkëshorti i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Ai ka qenë i vetëm në garë pasi nuk ka pasur kandidatë të tjerë. Dekan i Fakultetit Inxhinieri Ndërtimi u shpall Gëzim Hasko. Te Gjeologji-Minierat fitoi Vasil Jorgji. Dekan i Gjeoshkencave u shpall Fatos Hoxha.
Dekani i Fakultetit të Artit Skenik, Kastriot Caushi ka fituar me një diferencë të madhe votash ndaj 2 kandidatëve të tjerë në garën për Rektor të Universitetit të Arteve. Ai ka marrë 92 vota.
Ndërsa në Shkodër, Adem Bekteshi do të jetë rektori i ri i Unversitetit. Bekteshi fitoi garën përballë Arjeta Troshanit e cila nuk arriti që të zgjidhej pas numërimit të votave të pedagogëve dhe studentëve.
Ndërkaq në Elbasan ka përfunduar numërimi dhe rektor është zgjedhur profesor Skënder Topi, i cili ishte edhe kandidati i vetëm. Mësohet se Topi ka fituar 92% të votave.
Pjesëmarrja në votime:
Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 %
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 %
Fakulteti i Drejtësisë 97 %
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 %
Fakulteti Histori-Filologji 99 %
Departamenti Edukimit Fizik 100 %
Instituti i Fizikës Bërthamore 100 %
Filiali Kukës 100 %
Filiali Sarandë 100 %
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












