Shenjat e pagabueshme se ka ardhur koha të largoheni nga puna

Shares

Këtu janë pesë shenja të pagabueshme se keni nevojë për një punë të re apo një aventurë të re në karrierë në vitin 2016. Sa nga këto pesë shenja ju duken të njohura?

Kur shkoni në punë, ju duhet të kujtoni se çfarë pune supozohet të bëni.
Kur vëmendja dhe kënaqësia juaj është larg punës, ju e keni të vështirë të kujtoni se çfarë supozohet të bëni çdo ditë. Është thjesht punë, pa ndonjë ekzaltim apo sfidë krijuese.

Ju gjeni arsye për të thënë se jeni sëmurë, për të arritur në punë me vonesë apo për tu larguar herët.
Nëse çdo justifikim për t’iu larguar tavolinës suaj duket një justifikim i mirë, ju nuk po i bëni vetes ndonjë të mirë duke vazhduar të shkoni në të njëjtën punë.

Ju e keni gjithmonë e më të vështirë të toleroni punën, shefin tuaj ose të dyja.
Kjo nuk është mënyra e duhur për të jetuar. Ju meritoni një punë ku energjia është pozitive dhe në rritje dhe ku ju mund të jeni vetvetja – apo jo?

Ju ndiheni keq, të trishtuar apo të zemëruar kur të dielën mendoni se të hënën do të shkoni në punë.
Kur humori juaj është i mirë të shtunën në mëngjes, por fillon të zbehet të dielën pasdite teksa mendoni për javën e punës që keni përpara, kjo është një shenjë nga Nëna Natyrë!

Ju sëmureni dhe shëroheni me shumë vështirësi.
Të gjithë ftohen e sëmuren, por kur shëroheni me vështirësi nga njëra herë dhe merrni goditje menjëherë sërish, ky mund të jetë një mesazh për viruset dhe bakteret që ju sulmojnë vazhdimisht. Imuniteti juaj ka rënë, sepse ju nuk jeni të motivuar dhe të balancuar. Ky është një vit i ri. Ju mund të tërhiqeni dhe të vendosni se çfarë dëshironi me të vërtetë në vend që të vazhdoni të bëni një punë që tashmë e urreni pa fund.

“Monitor”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...