Një grua nga Franca, Karine Gombeau, ishte në New York për pushime kur ngatërroi aktorin amerikan Richard Gere për një të pastrehë.
Pa e njohur atë, ajo i ofroi atij një copëz nga pica e saj.
Geere ishte duke gërmuar në një kazan plehrash kur Karine po dilte nga restoranti me partnerin dhe djali e saj 15 vjeçar.

Aktori iu përgjigj, “Shumë faleminderit, zoti të bekoftë”.
Karine nuk e kishte kuptuar ende se kë kishte takuar ajo në rrugët e New York-ut , derisa dy ditë më pas, një punonjës i hotelit ku ajo dhe familja e saj po qëndronte, i tregoi foton në gazetë, ku ajo qëndronte pranë Richard Gere.

Për Richard Gere dhe anëtarët e tjerë të stafit, ky moment do të mbahet mend gjatë si ilustrimi perfekt i një akti të thjeshtë human.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












