Heshtja e ushtarit të plagosur nga rënia e helikopterit, akuzon ministren e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, ushtarit të plagosur i është mbyllur goja me kërcënime mafioze.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Heshtja e ushtar Baramuços akuzon implikimin e Mimit dhe gjeneral Trafikut në rrëzimin e helikopterit në të cilin vdiqën dy pilotë!

Goja e mbyllur e Baramuços eshte nje deshmi tjeter qe akuzon rende Mimin dhe gjeneral Trafikun per pergjegjesine dhe implikimin e tyre direkt ne fundin tragjik te dy piloteve tane. Akuze e re per ta eshte edhe gjetja e thyer e kamerave te helikopterit, paçka se ai ra ne uje. Burime te besueshme njoftojne se dite pas renies se helikopterit ne territorin e liqenit te rrethuar nga Ushtria, jane degjuar eksplozione te cilat nuk mund te kishin lidhje me eksplozive te hedhur nga peshkataret, pasi ata nuk lejoheshin te afroheshin ne territorin e ruajtur nga Ushtria!
Shtoj ketu se gjate ketyre diteve Mimi dhe gjeneral Trafiku bejne perpjekje, presione antiligjore per te nderhyre ne procesin e hetimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













