Ish-kryeministri Sali Berisha e ka etiketuar “një vrasje të shëmtuar shtetërore nga çunat e krimit në stadiumin e Vlorës”, vdekjen e një tifozi, pas ndeshjes së djeshme të futbollit midis Flamurtarit dhe Kukësit.
Sipas Berishës, me gjithë videon, policia po përpiqet ta paraqesë si vetëvrasje, ndërsa ende nuk ka asnjë person të ndaluar, por vetëm një polic të pezulluar.
“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar shtetëror, denoncoj qëndrimin ç’njerëzor dhe kriminal të autoriteteve të zbatimit të ligjit, Saje qorrit dhe drejtuesve të policisë ndaj këtij krimi të shëmtuar”, reagon më tej Berisha.
Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Një vrasje të shëmtuar shtetërore nga çunat e krimit në stadiumin e Vlorës

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar sheteror, denoncoj qendrimin ç’njerezor dhe kriminale te autoriteteve te zbatimit te ligjit, Saje qorrit dhe drejtuesve te policise ndaj ketij krimi te shemtuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











