Mziu i vë Ramës në tavolinë 94 projektet

Shares

Bashkia e Kamzës deklaroi se kryeministri i vendit Edi Rama gënjeu në tv ora news kur tha se Kamza nuk ka asnjë projekt “kompatibël” që të jetë në përputhje me ligjin për ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit për zhvillimin urban të qytetit.

E vërteta është tërësisht ndryshe, pasi Kamza ka aplikuar me projekte konkurruese, duke respektuar të gjitha standardet urbanistike ndërkombëtare, thuhet në një njoftim për shtyp të bashkisë.

Po ashtu, z. Kryeministër gënjeu edhe në lidhje me grantin e akorduar nga qeveria, duke thënë se Kamza ka përfituar më shumë se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, në një kohë që i gjithë opinioni publik e di se si e sheh ky Kryeministër Kamzën dhe vetë qytetarët e Kamzës.

Gjatë 3 viteve të fundit, kemi aplikuar për 94 projekte me vlerë 14 miliardë lekë. Nga këto për rrugë 10 projekte me vlerë 2.5 miliardë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...