Kërkesa e kryeministrit, Presidenti dekreton lirimin e vajzës së Kadaresë si ambasadore

Shares

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot lirimin nga detyra të Besiana Kadare ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO)
Sipas dekretit, propozimi ishte i kryeministrit Edi Rama.
Po sot, Presidenti dekretoi edhe lirimin nga detyra të Kujtim Xhani, ambasador në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9467
Tiranë, më 16.03.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

 
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Kujtim Xhani, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit, rezident në Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9466
Tiranë, më 16.03.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...