Ministri Manjani: Përgjegjës gjyqtarët për tokat e grabitura në bregdet

Shares

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vijuar kritikat e tij për gjyqësorin në Shqipëri duke akuzuar gjykatësit se janë përgjegjës për katrahurën e pronave në vend, ndërsa foli në një takim për dënimet altarnative në Durrës.

Ai theksuar se gjykatat duhej të drejtonin qeverisjen dhe jo e kundërta, qeveria të drejtojë gjykatat.

Në takimin e organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë, Manjani tha se nuk merret me emra konkretë, por ka ardhur koha që gjyqtarët t’ia bëjnë vetes vlerësimin.

“Zullumi dhe problemi i qeverisë thellohet kur ju nuk e bëni detyren. Janë mijëra sipërfaqe toke të grabitura për të cilat gjykatat heshtin apo në rastin më të keq e legalizojnë. Jam këtu për të respektuar çdo vendim të pavarur gjykate, por asnjë tolerancë për një gjyqtar apo gjykatës që del në drejtim të paditur. Nëse grabitja e etikës ndodh nëpërmjet falsifikimit, është një histori që nuk tregon shtet por maskarallëk, ky gjykatës behet pjese e nje krimi”, tha ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...