Sandro Gozi, nënsekretar i qeverisë italiane për çështjet evropiane ka biseduar në Tiranë për cështje të refugjatëve dhe mundësine për një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve, ndryshe nga sa është komunikuar publikisht.
Gazeta “Il Giornale” ka publikuar një shkrim përmes të cilit zbulon misionin e vërtetë të zyrtarit të lartë italian në Tiranë.
Sipas gazetës italiane, Gozi ka pasur takime me Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Meta lidhur me cështjen e refugjatëve dhe frikën e qeverisë italiane se një rrugë e tyre përmes Shqipërisë do të printe refugjatët në Itali përmes detit Adriatik.
Në ditët në vijim pritet nënshkrimi i një memorandumi mes dy vendeve në qendër të të cilit janë shkëmbimi i informacionit dhe bashkëpunim më i thellë operacional mes policive të dy vendeve.
I lidhur me këtë shqetësim italian ka qenë edhe vizita e pak ditëve më parë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Itali ku u takua me ministrin e Brendshëm të Italisë.
Italia ka marrë përsipër të patrullojë në det si pjesë e operacionit Triton dhe do të sigurojë mjete të tjera për të kontrolluar kufijtë qoftë në jug me Greqinë e qoftë në det.
Prokurori Cataldo Motta i Leces siguroi pak ditë më parë se lëvizjet drejt Pulias “janë shumë të kufizuara”, por gjithashtu pranoi pas maleve shqiptare janë 25 mijë refugjatë gati për të shkuar drejt Italisë.
Edhe Greqia nga ana e saj i ka kërkuar qeverisë shqiptare të ndihmojë për krizën e refugjatëve duke marrë një pjesë të tyre. Greqia ka pasur bisedime edhe me Bullgarinë e cila është shprehur e gatshme për ndihmë.
Por qeveria shqiptare duhet ndërkaq të sigurojë Italinë se refugjatët që mund të vendosen në vend nuk do të kalojnë përmes trafikut apo edhe rrugëve legale drejt brigjeve italiane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














