KRONIKA/A duhet dekriminalizimi? Tushaj, kreu i INUV në Vlorë u arrestua edhe në 2007

Shares

David Tushaj, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Vlorës, i cili u arrestua sot nga policia për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm është arrestuar edhe para nëntë vitesh.

Tushaj ka drejtuar hipotekën e Vlorës që nga viti 2003 deri në vitin 2005 dhe arrestimi është bërë nën akuzën e falsifikimit të pronave.

david tushaj

Urdhëri për arrestimin tij është dhënë nga Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe, Theodhori Sollaku i cili tashmë është në asamblenë e PS-së.

Mbi Tushën dhe parardhësin e tij Halil Rama rëndonin rreth 25 raste të shkeljes së ligjit ndërkohë që bashkë me ta u hetuan edhe 6 zyrtarë të tjerë të Hipotekës së Vlorës.

Shkejlet u konstatuan nga Prokuroria e Vlorës si dhe nga një raport i Kontrollit të Shtetit në Hipotekë për vitet 2002-2005.

Atëherë Tushaj deklaroi se arrestimi i tij ishte politik.

Nëse PS dhe qeveria Rama nuk do të emëronte persona me të shkuar kriminale në zyraq të rëndësishme të shtetit, edhe Tushe sot do të ishte në shtëpi dhe në punë të vet. Një emërim i tillë në një institucion që lidhet direkt më vendosjen me forcë të ligjit lë shumë për të dëshiruar rreth sloganit të Kryeministrit Rama se po bën shtet.

Me siguri sot në mëngjes David Tushaj nuk është ankuar se arrestimi i tij ka qenë politik.

Ai u arrestua sot me një akuzë të re sëbashku me 5 persona të tjerë, zyrtarë të INUV të Vlorës dhe ndërtuesi i pallatit pa leje në mes të qytetit të Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...