Kokëdhima sfidon Kushteuesen: Këtë mandat do ta përfundoj deri në fund

Shares

Koço Kokëdhima ka folur për çështjen e heqjes së mandatit të tij, me bindjen, se kjo nuk do të ndodhë. Edhe pse çështja e mandatit të tij i ka kaluar tashmë Gjykatës Kushtetuese, nga studio e emisionit “Opinion”, deputeti Koço Kokëdhima duket i bindur, që nuk do ta humbasë mandatin.
“Çështjet për mandantin bazohen në shpifje dhe në gënjeshtra. Nuk është në diskutim mandati im i deputetit. Unë dua që nga kjo studio t’ju them se jam në politikë, do të jem në politikë dhe do të lënë gjurmën time në politikë. Dhe këtë mandat unë do ta përfundoj deri në fund. Unë kam qenë në qendër të sulmeve të Saliut qe ne fillim, sepse ata e kuptojmë aktivitetin tim, si pengesë për ta”.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me disa kontrata të nënshkruara nga disa institucione shtetërore shqiptare dhe kompania Abisnet, që Koço Kokëdhima drejtonte, deputeti socialist është përgjigjur:
“Unë jam zgjedhur deputet në datën 2 gusht, ora 18:00, ndërkohë që kontrata e komunës Rrushbull me kompaninë time është lidhur në këtë datë, por brenda orarit zyrtar , pra disa orë para se unë të bëhesha deputet.”
Madje, Kokëdhima ka shtuar se kjo ka qenë një komunë demokrate, e Saliut sikurse e ka cilësuar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...