Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Në përfundim të tij, ky këshill ka vendosur që kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit Koco Kokëdhima, ti kalojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.
Mbledhja ka vazhduar më pak se një orë, dhe mësohet se nuk ka pasur shumë debate, për shkak se edhe më parë Gjykata Kushtetuese i kishte rekomanduar Kuvendit, miratimin e kërkesës së PD-së dhe delegimin e kësaj kërkese, kësaj gjykate (Gjykatës Kushtetuese) për shqyrtim.
Mandati i Koco Kokëdhimës, prej më s enjë viti është shndërruar në objekt debatesh midis mazhorancës dhe pozitës. Ndërsa opozita kishte kërkuar heqjen e këtij mandati për shkak të shkeljes së Kushtetutës nga deputeti socialist, duke përfituar fonde publike, në të pakët n 150 raste, nëpërmjet kompanive të tij private. Kjo kërkesë u rrëzua nga Kuvendi dhe pas ankimimit të opozitës, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e opozitës dhe kërkesën për mandatin e Koco Kokëdhimës ti përcillet kësaj gjykate, sikurse u vendos sot.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












