Shqipëria mund të ndodhet për herë të parë në 25 vitet e fundit pranë deflacionit të sigurtë, një formë e krizës ekonomike që mund të zgjasë me vite dhe mund të shkatërrojë biznese dhe ekonomi familjare për një kohë të gjatë.
Për herë të parë që prej vitit 2003 Shqipëria Shqipëria ka një inflacion vjetor për muajin shkurt vetëm 0.2 për qind, dhjetë herë më të ulët se sa objektivi i Bankës së Shqipërisë.
Rënia e inflacionit në nivele më të ulëta historike është tregues se ekonomia shqiptare nuk ka kapacitete të rigjenerohet, taksat dhe politikat e institucioneve ndërkombëtare kanë paralizuar zhvillimin.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit shënoi një rritje vjetore prej vetëm 0.2 për qind në shkurt 2016, sipas INSTAT. Edhe pse shërbimi arsimor , grupi pije alkoolike dhe duhan u shtrenjtua përkatësisht me 4 dhe 2.6 për qind si pasojë e taksave shtesë, transporti dhe veshjet ishin respektivisht 4,1 dhe 3,4 për qind më i lirë se sa një vit më parë.
Deflacioni i ngarkohet pjesërisht rënies së çmimit të naftës që ka cuar në rënien e disa e pagesave për disa mallra dhe shërbime, por kjo rënie nuk mund të furnizonte e vetme zbritjen e shifrave afër zeros me tendencë kalimin nën zero.
“Në tërësi, inflacioni i ulët në kushtet e rritjes së vazhdueshme të taksave përgjatë dy viteve të fundit tregon ecuri shumë të keqe të ekonomisë. Inflacioni në nivelin 0.2 për qind, në një kohë që kategoria e çmimeve të administruara si shërbimet arsimore dhe taksat janë rritur, tregon se ecuria e ekonomisë është shumë më e keqe nga sa pretendohet. Për ekonomistët, nuk mund të ekzistojë rritje ekonomike në kushtet e mungesës së inflacionit” shkruan gazetari i ekonomisë, Gjergj Erebara.
Lidhur me rënien drejt deflacionit të ekonomisë edhe spe ka një rritje të barrës së taksave në vend shprehet edhe gazetari tjetër Klodian Tomorri.
“Inflacioni baze, ai i cili perjashton ushqimet dhe naften nga llogaritja, eshte sakaq negativ, rreth -0.3 % vit me vit. (Nafta dhe ushqimet jane mallra me volatilitet te larte cmimesh dhe nuk sinjalizojne tendence). Renia e cmimeve eshte e qendrueshme dhe me baze te gjere.
Ne nje ekonomi ku taksat jane rritur me 400 milione dollare ne dy vjet dhe Banka Qendrore eshte investuar ne nje seri te paprecedente lehtesimi monetar, rritja e dobet e cmimeve tregon tjeter strukje te konsumit.
Cfare do ndodh me pas?”, shkruan ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












