Edi Rama edhe në 8 Mars nuk ndalet në shkarkimin e grave nga puna

Shares

Një grua në Berat është shkarkuar nga puna, sot, në ditën e 8 Marsit.
Denoncimin e bëri kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me gra të këtij qyteti.
Për Bashën, vendime te qeverisë në akt tre vjet, moshapja e vendeve të punës, pr edhe largimi nga puna, ua ka vështirësuar shumë jetën grave.
Duke e cilësuar sjelljen e kryeministrit dhjetëfish kriminale ndaj grave, Basha ka premtuar shfuqizimin e vendimeve anti-gra dhe politika lehtësuese ndaj tyre.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës në takimin me gratë në Berat


lulzim basha, takim gra beratNë këtë 8 Mars pata kënaqësinë të takohem me gratë e Beratit.
Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Edi Rama jo vetëm po qeveris në mënyrë kriminale vendin por dhjetëfish më kriminale është sjellja e tij ndaj grave të këtij vendi, të cilat i ka pushuar masivisht nga puna në mënyrë të kundërligjshme. Të cilat i ka detyruar të përballen me halle shumëfish më të mëdha për shkak të mënyrës se si i ka trajtuar në raport me faturat e shtuara të energjisë, për shkak të halleve që ua ka bërë kapicë me taksat e rritura që reflektohen në çmime të shtuara për prodhimet bazë, për miellin, për sheqerin, për vajin. Për shkak se me politikat e tij nuk ka hapur por ka mbyllur vende pune për bijtë e bijat tuaja, duke i detyruar të hedhin hapa të dëshpëruar deri në emigracion.
Edi Rama është sot në një borxh të madh dhe të pashlyeshëm me gratë shqiptare. Ai e di fare mirë ndaj në këto orë dhe ditë që i kanë mbetur deri në përballjen e madhe popullore që po afron me shpejtësi vazhdon aktet e hakmarrjes. Si këtu në Berat, sot në ditën e 8 Marsit, i komunikoi shkarkimin nga puna një prej aktivisteve tona më të shquara Hafize Skëndos.
Dua ti them sot nga Berati se të gjitha vendimet që ka marrë qeveria e tij në këto 3 vite, që ua ka vështirësuar jetën grave shqiptare, që i kanë shtyrë disa prej tyre drejt masave ekstreme deri në vetëflijim për shkak të pushimit arbitrar nga puna, për shkak të transferimeve që e bën të pamundur vazhdimin e kontratës së punësimit, për shkak të faturave të papërballueshme të energjisë, do të jenë në shënjestrën ë qeverisjes së demokratëve dhe ne një nga një do të anulojmë e shfuqizojmë çdo masë antigrua të qeverisë Rama në këto 3 vite.
Sikundër bashkërisht do të ulemi e do të vendosim në programin tonë qeverisës e pastaj si prioritet i qeverisjes tonë të gjitha çështje që shqetësojnë dhe preokupojnë gratë e Shqipërisë. Duke nisur me fuqizimin e gruas. Mburret gjithandej se 50 % të grave i bëmë anëtare të këshillave bashkiakë. Ia ka thënë Albana Vokshi që nuk ishte ideja e tij. Erdhën dhe më thanë që kemi vendosur 30 % dhe Rama ka rënë dakord. Unë u tha pse 30? Mos vallë kjo shoqëri ka 30 % gra dhe 70 % burra. Jo është 50 me 50, atëherë 50 % duhet të jenë gratë. Nuk kishte nga t’ia mbante dhe u detyrua ta pranonte. Partia Demokratike e ka jetike fuqizimin e gruas në radhët e saj që do të thotë përfaqësimin nga nivelet më të larta te çdo nivel të gruas demokrate duke përfshirë edhe listat e ardhshme për deputetë. E në veçanti duke adoptuar politika ekonomike dhe financiare që mundësojnë punësimin me përparësi të grave dhe vajzave dhe me përparësi jo në çfarëdo pune por në punë të cilat nuk e pamundësojnë rolin e të patjetërsueshëm të nënës në familje. Për këtë unë kam një përvojë pozitive falë asistencës së ndihmëseve të mia. Njërën prej tyre e kam këtu deputeten Jorida Tabaku. Me mbështetjen me politika financimi të biznesit të grave, me mbështetjen me subvencione dhe politika lehtësuese fiskale për gratë kryefamiljare dhe me mbështetjen e punësimit të vajzave që hyjnë në tregun e punës për herë të parë.
Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që kjo e keqe të mos zgjasë asnjë minutë më shumë. Për këtë na duhet të çohemi në këmbë. 8 Marsi është ditë vendosmërie, qartësie për tu nisur e për to mos u kthyer pa korrur fitoren që e meritoni ju gratë shqiptare dhe shqiptarët e ndershëm anembanë.
Gëzuar 8 Marsin! Mot më mirë dhe më mirë do jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...