Foto Ilustruese
Dy shqiptarë, të dyshuar edhe si krerë të një grupit trafiku kokaine, janë dënuar me nga pesë vjet burg nga një gjykatë në Bryzh.
Mediat belge bëjnë të ditur se Dorjan T. dhe Sherif B. u kapën nga policia vendase me 2 kg kokainë ndërsa udhëtonin me tren nga Borgerhout në Ostend.
Grupi i shqiptarëve me tetë anëtarë gjithashtu sipas vendimit të gjykatës duhet të paguajë një shumë prej 300 mijë euro si kthim të parave të përfituara nga shitja e kokainës. Por, kjo është vetëm një shumë e vogël në krahasim me atë që kërkoi Prokuroria. Sipas organit të akuzës shqiptarët duhet të paguajnë 3 milionë euro pasi nga viti 2008 deri në 2011 kanë shitur çdo javë më shumë se dy kg kokainë.
Avokatët mbrojtës pranuan se klientët e tyre ishin fajtorë për trafikimin e drogës, por fakte nuk janë ato që pretendon Prokuroria. Sipas avokatëve fakti se dy prej pjesëtarëve të grupit u kapën me 2 kg kokainë nuk do të thotë se ata shisni një sasi të tillë çdo javë.
Gjykata dënoi dy bosët, Dorjan T. dhe Sherif B. me pesë vite burg përfshirë dhe 20 muaj periudhë prove. Ata gjithashtu do të duhet të paguajnë 100 mijë euro.
Gjashtë anëtarët e tjerë të grupit morën dënime të lehta me burg dhe konfiskim. I vetmi shtetas belg i grupit, Jason M. u dënua me 160 orë punë për komunitetin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












