Shoqata Kombëtare Kulturore Artistike “Bytyçi” organizoi sot në Tiranë një ceremoni të veçantë për festat e 7-8 Marsit, ku u nderuan mësues, gra e nëna me prejardhje nga Tropoja, Shkodra, Kukësi, Gjirokastra, Kosova e Maqedonia deri nga shqiptarët e Patrës. Me këtë rast organizatorët e shoqatës ndanë disa çmime të posaçme për zonjat artiste,mësuese dhe intelektuale të ndryshme që përcjellin vlera e tradita në qytetet ku jetojnë dhe në emigracion e Diasporë. Një çmim special u dha për disa nga shqiptarët e Patras, ku mësuesi Iliaz Bobaj nga Lazarati u nderua me titullin e heroit “Aristidh Kola” për kontributin e mësimdhënies në Patras për ruajtjen e identitetit shqiptar në trojet etnike dhe për arsimimin e fëmijëve. Dy deputetet ajo e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj dhe e Shkodrës, Irma Kopliku , gjatë dhënies së çmimeve për Lindita Gjoka, u shprehën se 7-8 Marsi vijnë si momente shumë të rëndësishme për vlerësimin e grave shqiptare si kontribuuese të zhvillimit të arsimit dhe artit e kulturës në trojet kombëtare. Politika dhe shteti u mbetet këtyre grave simbol, gjithmonë në borxh për nderimin dhe respektin që ato meritojnë, u shprehën deputetet. Agron Gjedia kryetar i shoqatës Bytyçi tha se 7-8 Marsi janë festa që duhet të përcjellin respekt e mirënjohje përjetshme për gratë dhe nënat fisnike të kombit. Gjatë ceremonisë u mbajt një koncert me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...