Bën mirë dhe gjen keq. Kështu i ka ndodhur një pronari, i cili ka shtruar rrugën përballe lokalit të tij. Raporton “Jeta osh qef”.
Në foto duket qartë gjendja e mjerueshme në të cilën ka qenë kjo rrugë dhe gjendja e sotshme falë investimit të pronarit të lokalit, i cili në fund të fundit ka bërë një detyrë që i përket vetë Bashkisë. Jo falënderim që nuk mori, por u detyrua të paguajë edhe një gjobë prej 5.000 lekësh për ndotje të hapësirës publike, vijon më tej “Jeta osh qef”, ndërsa publikon edhe mesazhin denoncues të gjobitjes së qytetarit.
Mesazhi denoncues

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












