Foto Ilustruese
Policia Kufitare e Vlorës ka ndjekur në det por ka mundur të bllokojë në breg, pas braktisjes një gomone. Ndërsa trafikantët e mundshëm, “u arratisën”, duke mos rënë në duart e policisë.
Gomonia është gjetur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm e braktisur në vendin e quajtur “Biri Stan” të Vlorës.
Sipas informacionit paraprak, gomonia është rreth 8 metra e gjatë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, dyshohet se gomonia të jetë përdorur për trafik lëndësh narkotike. Policia kufitare e kishte pikasur gomonen teksa lundronte në afërsi të ishullit të Sazanit dhe është vënë në ndjekje të saj, duke mundur ta bllokojë vetëm në breg ku e gjeti disa minuta me pas te braktisu.
Pas sekuestrimit ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesve të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/