Fushë Krujë, ha e pi me kushëririn në lokal, grinden dhe i...

Fushë Krujë, ha e pi me kushëririn në lokal, grinden dhe i sulmon shtëpinë me “Kallashnikov”

89
0
Shares

Foto Ilustruese

Ha e pi me kushëririn, grinden në lokal dhe më pas “i bën një vizitë” duke i sulmuar shtëpinë me armë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës midis të shtunës e të dielës,në fshatin Bilaj të Fush Krujës. Për pasojë policia vendore ka shpallur në kërkim, autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë automatike tip “Kallashnikov”në drejtim të banesës së kushëririt.
Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 01:40 të mëngjesit në fshatin Bilaj.
Dy kushërinjtë, Rudolf Dobrozi dhe Dritan Dobrozi, 30 dhe 40 vjeç, ishin duke konsumuar pije alkoolike bashkë në një lokal kur kanë nisur të konfliktohen për motive të dobëta.
Më pas, shtetasi Rudolf Dobrozi, ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit Dritan Dobrozi. Fatmirësisht, nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe një predhë e paplasur.
Specialistët për Krimet po punojnë për kapjen e autorit, i cili është shpallur në kërkim për dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY