Image GalleryPjesë e kontributeve për ngritjen e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, është edhe Partia Demokratike, e cila është edhe një nga iniciatorët e këtij projekti. Roli i rëndësishëm i kësaj partie, duket edhe në kontributin e saj, i cili është më i madhe deri tani, me 20 mijë euro. Ndërkohë PD apelon dhe fton gjithë kontribuuesit e tjerë të mundshëm, të ofrojnë ndihmën financiare për jetësimin e kësaj shtatore.
Realizimi i Shtatores do të kryhet nga skulptori Isa Baliaj
Vendosja e skulpturës do të bëhet në sheshin me të njëjtin emër “Azem Hajdari”, i cili përbën një nga zonat me të frekuentuara në qytet.
Sipërfaqja e sheshit është rreth 6000 m² dhe duke pasur parasysh formën e rregullt të tij, skulptura është menduar që të vendoset në aksin e këtij sheshi me fytyrë nga Mali i Shkëlzenit.
Shtatorja ka një lartësi rreth 5 m, pa llogaritur bazamentin. Kjo shtatore është një nderim për rolin e tij në shërbim të demokracisë shqiptare dhe për krejt çfarë Azem Hajdari përfaqëson …
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO/ Azem Hajdari së shpejti me një shtatore në Tropojë
/web/FOTO_Azem_Hajdari_se_shpejti_me_nje_shtatore_ne_Tropoje_14829_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/