“Fifty Shades of Grey” shpallet filmi më i shëmtuar i vitit 2015

Shares

Ashtu siç e do tradita, 24 orë përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar, në Los Anxheles u dorëzuan “Razzie Awards” apo klasifikimi i filmave më të shëmtuar të vitit 2015.
Në vend të statujës, aktorëve dhe regjisorëve u dhurohet “Mjedra e Artë”.
Më i “vlerësuari” në ndarjen e çmimeve Razzie ishte “Fifty Shades of Grey”, i cili mori pesë “Mjedra të Arta”, si: Filmi më i Keq”, për “Aktorin më të Keq”, Xhemi Dornan për “Aktoren më të keqe”, Dakota Xhonson, për kombinimin më të pakuptimtë të dy aktorëve protagonistë, si dhe për skenarin më të dobët.
Si filmi më i keq u bashkërendit edhe “Fantastic Four”.
Pas shumë kandidimesh dhe pa çuar asnjë çmim “Razzie” në shtëpi, këtë herë Silverster Stalone e mori një, për rolin mbështetës në filmin, “Creed”, Të lindur për luftë”, vazhdim i sagës së filmave të Roki Balboas.
Megjithatë, aktori synon statujën e artë në natën e ndarjes së çmimeve Oscar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...