DENONCIMI/ Policia la të lirë banditin e Edi Ramës në Ersekë

DENONCIMI/ Policia la të lirë banditin e Edi Ramës në Ersekë

138
0
Shares

Orest Malushi

Partia demokratike ka denoncuar sot, lirimin, sipas saj të banditit të Edi Ramës në Ersekë, i cili dy ditë më parë qëlloi me armë për të vrarë, një anëtar të PD-së.
Në emër të PD-së, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në këtë parti, Enkelejd Alibeaj u shpreh se drejtuesit e policisë kanë fshehur provat.
Sipas Alibeajt, garanton se këta drejtues të Policisë që do të përgjigjen para ligjit deri më një për këtë fshehje të ngjarjes dhe bashkëpunim me krimin.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur para dy netësh në Ersekë, ngjarje që tregon se Edi Rama ka thirrur banditët në armë, dhe synon ta kthejë Partinë Socialiste në një sipërmarrje kriminale.
Njeriu të cilit Edi Rama i ka besuar Partinë Socialiste të Ersekës, Orest Malushi, jo vetëm është me precedent penalë për plagosje të rëndë me armë, por bredh edhe me pistoletë në brez, dhe godet e kërcënon demokratët.
Ky drejtues socialist i Edi Ramës, në shoqërinë e kreut të PS së Leskovikut, Sergei Peshtani dhe drejtorit të Ujësjellësit, Robert Hamzaj, ka qëlluar me armë drejt anëtarit të Partisë Demokratike, Zylyftar Byreku, në një lokal në Shelegur.
Për fat, plumbi nuk e ka kapur qytetarin, dhe më pas disa të pranishëm kanë ndërhyrë duke i hequr armën.
Edhe pse anëtari i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim, shefat e policisë janë kujdesur që banditi i Ramës të jetë i lirë, dhe i lirë është edhe sot pas kësaj ngjarje të rëndë. Shefat e policisë janë kujdesur për drejtuesin e Edi Ramës, me armë në brez që shtin mbi qytetarët, që të mungojnë dhe provat kundër tij, duke prishur kamerat e lokalit.
Partia Demokratike i siguron këta drejtues të Policisë që do të përgjigjen para ligjit deri më një për këtë fshehje të ngjarjes dhe bashkëpunim me krimin.
Inkriminimi skandaloz, dhe bashkëpunim i shefave të policisë me urdhër nga lart, në favor të krimit dhe kundër qytetarit, është standardi më i keq ku ka mbërritur vendi ynë, me Edi Ramën e cubat e tij që sundojnë nëpër qytete e nuk i kap ligji, që i sjell edhe në parlament për të votuar qeverinë pasi kanë shkaktuar gjakderdhje me armë pa leje.
Edi Rama po sfidon çdo ditë qytetarët e vendit, dhe të ardhmen europiane, duke refuzuar pastrimin e politikës nga krimi, e duke zgjedhur të ndajë pushtetin me banditë, trafikantë e vrasës.

enkelejd alibeaj, 28 shkurt 2016

Reagimi i Policisë së Korçës


Policia e Korçës sqaron opinionin publik, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2016, ndodhur në Kolonjë, se ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Kanosje”, për shtetasin e dyshuar O. M., 38 vjeç, banues në Ersekë.
Procedimi ndaj tij filloi pas kallëzimit të shtetasit Z. B., 52 vjeç, banues në Taç – Kolonjë, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal është kanosur me armë.
Policia lokale kreu veprimet e plota hetimore, si dhe kreu disa kontrolle, por nuk u konstatua armë.
Në kushtet kur nuk është gjetur arma që pretendon kallëzuesi, Prokurori i çështjes vendosi procedimin në gjendje të lirë të autorit të dyshuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu, sqarojmë se ngjarja është pasqyruar e plotë në njoftimin e datës 27 shkurt 2016 dhe mund të gjendet lehtësisht në faqen zyrtare në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Policia vendore e Korçës gjen rastin edhe njëherë të ftojë Partitë të mos shfrytëzojnë çdo ngjarje për të bërë politikë, por të qëndrojnë në territorin e tyre, duke lënë Policinë të kryejë detyrën e saj, në shërbim në qytetarëve.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Ersekë, drejtori i ujësjellësit kanos me armë një person
/web/Erseke_drejtori_i_ujesjellesit_kanos_me_arme_nje_person_14801_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY