Protesta e sotme para bashkisë së Tiranës
Protesta e bizneseve të Tiranës, duket se ka dhënë efektet e para ta saj, zbythjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe paralajmërimin e tij për të pranuar rishikimin e taksave të rritura. Marrëveshja për rishikimin uljes së mundshme të taksave, është arritur sot, gjatë një takimi dyorësh të një përfaqësie e biznesit me kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi në përfundim të takimit edhe një nga pjesëmarrësit, Nikollaq Neranxi
“Të hënën do të paraqesim 12 pika për rishikimin e taksave. Debati ishte shumë i madh me përfaqësuesit e baskisë. Bashkia ishte shumë e ngurtë, por ramë dakord për negocime. Bisedime përfshinë edhe tarifat për hapësirat publike dhe për tavolinat”, sqaroi Neranxi.
Ndërkohë, ditën e sotme, por dhe më herët përfaqësues të biznesit janë hedhur në protestë para bashkisë së Tiranës, në shenjë protestë për vendimin e Këshillit Bashkiak, që përcaktohet rritje takse, që sipas tyre është e padrejtë.
Për më tepër mund të lexoni edhe …
BATUTAT/ Protesta e tregtarëve: Në qoftë se Erioni e ka nënën e bukur dhe e krahason me lopën…
/web/BATUTAT_Protesta_e_tregtareve_Ne_qofte_se_Erioni_e_ka_nenen_e_bukur_dhe_e_krahason_me_lopen_14797_1.php
Si edhe …
Erjon Veliaj cinik dhe mospërfillës ndaj protestës së biznesit të Tiranës
/web/Erjon_Veliaj_cinik_dhe_mosperfilles_ndaj_protestes_se_biznesit_te_Tiranes_14805_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/