Pasuritë e regjistruese të rreth 15 mijë bizneseve në të gjithë vendin janë vënë nën sekuestro nga tatimet për mosshlyerje të detyrimeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar listën të subjekteve debitore me barë siguruese dhe hipotekore kur rezulton se 14 887 biznese ose rreth 1/10 e totalit të subjekteve në Shqipëri nuk kanë paguar taksat për vite me radhë. Madje për një pjesë prej tyre detyrimet e papaguara datojnë që prej vitit 2010.
Burime zyrtare pranë tatimeve shpjegojnë se sipas ligjit bizneseve u janë kërkuar llogaritë bankare apo automjetet, pronat e patundshme dhe gurët e çmuar deri në shlyerjen e plotë të borxhit.
Nëse edhe pas kësaj mase ata nuk paguajnë atëherë pasuritë e tyre do të dalin në shitje.
Burimet e mësipërme bëjnë të ditur se gjatë këtij viti do të zhvillohen shumë ankande për shitjen e pasurive të bllokuara me qëllim mbledhjen e detyrimeve dhe shlyerjen borxhit tatimor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/